I dyshuar për spiunazh, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e arrestit me burg për rusin

0

Gjykata e lartë ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për rusin e dyshuar për spiunazh Mikhail Zorin.

Ai ishte drejtuar me rekurs në Gjykatën e Lartë për një masë më të butë sigurie, kërkesë që nuk është pranuar teksa është lënë në fuqi vendimi i gjykatës së Apelit Durrës.

Më herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe kërkesën e ruses tjetër Svetlana Timofeeva dhe ukrainasit Fedir Aplatov.

Tre të rinjte u arrestuan pas incidentit ne uzinën e armëve në gramsh ku sulmuan rojet me spray neoparalizues.

Ata po hetohen nga prokuroria e Elbasanit dhe dyshohet se janë të dërguar të shërbimeve inteligjente për të mbledhur informacione sekrete ne Shqipëri, kryesisht për infrastukturat kritike.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu