Një 12-vjeçar është plagosur aksidentalisht me kapsolle ditën e sotme në fshatin Markatonaj të Lezhës.
Sipas burimeve i mituri ka marrë dëmtime në fytyrë, dhe është nisur menjëherë më ambulancë për në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr ndihmën mjekësore.
Njoftimi:
Plagoset me lëndë piroteknike kapsolla një fëmijë 12 vjeç në fshatin Markatomaj të Lezhës.
I mituri ka pesuar dëmtime në fytyrë nga plasja e kapsollave dhe është marrë nga autoambulanca dhe po dërgohet në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, policia ka nisur hetimet.