BULQIZË- Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në Rrugën e Arbrit. Këtë herë, një automjet ka humbur kontrollin pranë fshatit Smollik në Bulqizë dhe ka rënë në greminë. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka disa persona të plagosur që janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Policia dhe auto-ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.
Ky i është i treti aksident që shënohet vetëm javën e fundit. Më 4 janar, përplasja e dy makinave në Rrugën e Abrrit solli aksidentin tragjik me tre viktima, dy vëllezërit nga Maqellara, Kujtim e Murat Istrefi si dhe Lulzime Istrefi. Ndërsa natën e ndërrimit të viteve ndërroi jetë në të njëjtin vend një 24-vjeçar.