Një ditë më parë hakerat iranianë zbuluan llogarinë bankare të rreth 1000 individëve dhe subjekteve të Banka Credins.
Në këtë publikim shfaqet emri, numri i llogarisë, shuma e depozituar, nr. celularit, e-mail-i etj. Dhe për subjektet edhe IBAN.
Renditja e emrave dhe subjekteve është kryer në bazë të shumë së depozituar.
Sipas kësaj renditje, ish-kreu i PD- Lulëzim Basha rezulton të ketë një shumë të depozituar 27738333.1 lekë dhe renditet i 164 mes të pasurve të klientëve të saj.
Nuk dihet nëse kjo indicie do të shërbejë për nisjen e hetimeve për burimin e të ardhurave.
Banka nga ana e saj reagoi pak kohë më parë duke thënë se publikimi i të dhënave nuk ka cënuar sigurinë e bankës dhe se klientët duhet të rrinë të qetë.