Alibeaj përjashtoi katër deputetët nga Grupi Parlamentar/ Xhaferraj: Nuk kam firmosur

0

Një ditë pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së të katër deputetëve demokratë, me vendim të Enkelejd Alibeajt, vjen një reagim nga Ferdinand Xhaferaj.

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Xhaferaj tha se nuk ka firmosur për përjashtimin e kolegëve të tij nga grupi.

“Jam marrë dhe do të merrem me qeverinë. Ka kolegë të tjerë që merren brenda opozitës. Unë si deputet i Grupit parlamentar u shpreha qartë për produktin e këtij vendimi. 4 deputetë janë të respektuar dhe i rrinë mirë kostumit opozitar. Kjo tregon për maskaradën e vendimit. Jam marrë dhe do merrem me qeverinë. Kjo flet shumë dhe për kolegët dhe qytetarët shqiptarë. Merrem me politikë prej 30 vitesh dhe asnjëherë s’kam firmosur për përjashtim kolegësh. Edhe pse qenë fillim të karrierë s’kemi pasur vendime të vështira.”, tha ai.

Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj sipas vendimit të Alibeaj nuk janë më pjesë e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke nisur nga dita e sotme, teksa parlamenti ende nuk është mbledhur në sesionin e ri parlamentar.

“BalkanWeb” raportoi dje se ky vendim i Alibeajt ka ardhur në një kohë kur pjesa më e madhe e grupit parlamentar kanë mbledhur firmat për shkarkimin e tij si kryetar grupi dhe zgjedhjen e Ervin Salianjit.

“Të gjitha këto janë situata hipotetike. Lidhur me firmëtarët unë them se do të firmos çdo kërkesë që ka si qëllim fuqizimin e opozitës. Ne jemi përballë regjimit. Unë jam marrë dhe merrem me qeverinë, për të tjerët që duan të merren brenda opozitës nuk kam koment. Unë kam qenë një nga bashkëpunëtorët e afërt të Berishës gjatë kohës së qeverisjes së tij kemi diçka pozitive, sikurse kam menduar që Berisha bashkon shumë mirë një pjesë demokratëve, ka vështirësi t’i bashkojë dhe gjithë dhe po ashtu një pjesë të elektoratit gri, kjo është ajo që na ndan. Theksoj, të kesh kritika brenda opozitës…Ditën që Rama afron Agron Celën opozita largon Agron Shehaj, e kuptoni!? Unë kam firmosur dhe do të vazhdoj të firmos çdo kërkesë që fuqizon opozitën dhe do të qëndroj kundër regjimit. Zotin Salianji këtu do ta keni dhe do ta pyesni drejtpërdrejt. Nuk nisem se çfarë qëndrimesh kanë individët, e them për të disatën herë; Unë e theksoj se çdo iniciative që fuqizon opozitën do të ketë mbështetjen. Përjashtimi i katër deputetëve është një maskaradë,”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu