I doli para të dashurës për ta mbrojtur, ekzekutohet me 3 plumba shqiptari në Gjermani

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën pasi është vrarë me armë zjarri.

Sipas mediave vendase, shqiptari është vrarë nga një shtetas gjerman, teksa thuhet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. Mësohet se viktima është 31-vjeç dhe është dërguar në spital, por nga plagët e rënda ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa sipas autoriteve vendase, shqiptari është vrarë nga ish-partneri i të dashurës, i cili ka rënë në prangat e policisë. Nga hetimet e policisë kriminale të Freiburgut, rezultoi se autori i dyshar, një 29-vjeçar, i shoqëruar nga një familjar, ka shkuar në adresën e shtëpisë së ish-partneres së tij ditën e krimit.

Një mosmarrëveshje për pronën ka bërë që i dyshuari të nxjerrë papritur armën dhe të qëllojë në drejtim të ish-partneres së tij, por plumbat kanë kapur 31-vjeçarin shqiptar. Më pas autori është larguar me shpëjtësi nga vendngjarja.

Autori i dyshuar, një 29-vjeçar me kombësi gjermane, fillimisht u arratis, por u arrestua rreth orës 15:00 në zonën Auggener Ëeg pa rezistencë.

Ndërkohë ai ndodhet në paraburgim dhe nuk ka folur ende për ngjarjen në fjalë. Ndërkohë Policia Kriminale ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu