Pas ndarjes me futbollistin/ Shakira pritet të ndërtojë një mur për të ndarë shtëpinë e saj nga prindërit e Pique

0

Këngëtarja e njohur Shakira thuhet se ka filluar ndërtimin e një muri për të ndarë shtëpinë e saj nga ajo e ish-vjehrrës së saj pas ndarjes nga Gerard Pique .

Kur Shakira dhe Pique u ndanë, këngëtarja kolumbiane vazhdoi të jetonte në shtëpinë e tyre të mëparshme dhe ishte futbollisti që u shpërngul. Kjo marrëveshje jetese solli me vete disa probleme, pasi prona është ngjitur me atë të prindërve të Pique. Shakira kishte planifikuar të transferohej në Miami, por tani për tani është ende në Barcelonë dhe jeton pranë prindërve të ish-it të saj, përcjell Daily Mail.

Tashmë, këngëtarja po ndërton një mur për të ndarë siç duhet dy pronat, pasi dy shtëpitë, pavarësisht se janë të pavarura, janë të lidhura në disa zona. Paparacët kanë fotografuar një makinë çimentoje duke punuar në afërsi të shtëpisë së saj, teksa Shakira po ngre një mur për t’i bërë dy pronat të pavarura.

Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeç dhe futbollisti njoftuan ndarjen e tyre pas 11 vitesh së bashku në qershor dhe ata kanë dy djem.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu