4 persona kanë rënë në prangat e policisë pas orepaciontit të SPAK 2 ditë më parë. Ndërkohë 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve Ramazan Rrahja.
Mes 4 të arrestuarve është edhe Akil Nerjaku, i cili disa muaj i shpëtoi një atentati mafioz me snajper.
Atentati ndaj tij ndodhi në zonën e Plazhit, ku Nerjaku është qëlluar me armë teksa lëvizte me një automjet tip “Benz G klas”, por i ka shpëtuar plumbave.
Mësohet se automjeti me të cilin udhëtonte i riu ka qenë i blinduar, duke bërë që Nerjaku t’i shpëtonte plumbave.
SPAK tregohet mjaft e rezeveruar lidhur me këtë operacion, pasi ai ështe ende në vijim.
Nderkohë sipas informacioneve mësohet se SPAK ka lëshuar urdhër arrestet për 1 ngjarje të ndodhur në qytetin e Durrësit. Ka qene deshmia e njerit prej deshmutareve te drejtesise qe ka zbardhur kete ngjarje dhe pas mbledhjes se provave SPAK ka leshuar urdher arrestet. Pritet qe SPAK te dale me nje komunikate zyrtare ne vijim.