Moti në Kukës/ Shiu i lë vendin dëborës, s’raportohen probleme në Has e Tropojë

0

Në qarkun e Kukësit vendin e reshjeve të shiut e ka zënë dëbora. Zonat malore janë “zbukuruar” me petkun e bardhë, ndërsa rrugët që të çojnë drejt njësive administrative janë të kalueshme dhe nuk raportohen probleme apo bllokime.

Gjithashtu, në Has e Tropojë nuk hasen problematika, ndërkohë autoritetet vendore thonë se rezervuarët po mbahen nën monitorim dhe aktualisht nuk përbëjnë “kërcënime” për jetën e banorëve.

Njoftimi për qarkun Kukës:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:15 datë 21.01.2023 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 10 cm.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

  • Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.
  • Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
  • Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Fierz, Bujan dhe Llugaj bashkia Tropojë . Nga grupet e punës të OSHEE-së po punohet për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.  Ngelemi në kontakt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu