TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për 8 deputetë të PD-së, që sipas tyre kanë penguar zhvillimet në Kuvend. Përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Në kërkesën e PS-se, depozituar në Kryesine e Kuvendit thuhet se këta deputetë ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolli.