Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë e ka kaluar shifrën e 10 mijë të vdekurve. Prej më shumë dy ditësh, vijojnë kërkimet për gjetjen e personave që janë nën rrënoja. Në Siri, 2,530 viktima janë konfirmuar si në zonat e kontrolluara nga qeveria ashtu edhe në rajonet e kontrolluara nga rebelët.
Gjithsej 4,654 të lënduar janë raportuar në të gjitha territoret siriane. Në Turqi, të paktën 5,894 njerëz janë vrarë dhe 34,810 të plagosur. Erdogan ka shpallur 7 ditë zie, agjencitë dhe punonjësit e shpëtimit kanë paralajmëruar se shifrat mund të rriten, sidomos në Siri, pasi ka shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja.