Tërmeti vdekjeprurës në Turqi/ Ambasada amerikane në Prishtinë ul flamurin në gjysmështizë në nder të viktimave

0

KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka ulur në gjysmështizë flamurin amerikan këtë të mërkurë. Kjo është bërë në nderim të viktimave që humbën jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Turqi. Një veprim të tillë e ka bërë edhe Qeveria e Kosovës, duke ulur në gjysmështizë flamurin e vendosur në oborrin e këtij institucioni.

“Pas vendimit të presidentes Osmani që sot të jetë ditë zie për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, iu bashkuam Qeverisë së Kosovës në uljen e flamurit tonë në gjysmështizë në respekt dhe përkujtim për ata që humbën jetën nga kjo ngjarje tragjike”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore në Kosovë, në shenjë solidarizimi me Turqinë dhe Sirinë, të cilat janë goditur nga një tërmet i fuqishëm që ka lënë të vdekur mijëra persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu