I mituri ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia njofton se 17 vjeçari është zënë me 15-vjeçarin në përfundim të mësimit dhe e ka qëlluar me armë. Shkaku i sherrit mes adoleshentëve nuk dihet ende.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.