Përjashtohet nga seanca plenare Flamur Noka, bllokohet Foltorja

0

Është përjashtuar nga seanca plenare Flamur Noka. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, u shpreh se vendimi merret pasi deputetit të opozitës i është vërë disa herë vërejtja.

Sakaq Foltorja është bllokuar nga deputetët.

Noka: Nga sot e në vazhdim ju mund të përdhunoni këtë parlament. Atje jashtë ka njerëz të lirë. Aty fjala ka peshë, ndërsa këtu vetëm një fjalë ka peshë, karton për të vjedhur. Këtë sallë po e shndërroni në një sallë skllevërish. Ju do të hyni në histori. Ka pasur edhe plumba në këtë parlament, por kurrë fjala nuk është ndaluar. Ka pasur zhvillimet të ndryshme, por kurrë opozitës nuk i është mbyllur goja. Kur kryeministri juaj nuk lë fjalë banale pa përdorur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu