Një 40-vjecar ka humbur jetën tragjikisht ndërsa ishte duke punuar.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se 40-vjecari me inicialet A.M, punonte në në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve në Patos.
Dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.