Shpërthim me tritol gjatë natës në oborrin e zyrave të OSHEE në Bushat, dëmtohen 2 makina

0

Njoftimi i policise:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSHEE-së, është hedhur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu