8 -Marsi, ministrja Frida Krifca takim me vajza dhe gra me kontribute në fushën e Bujqësisë

0

Ministria e Bujqësisë ka zhvilluar një aktivitet të veçantë me rastin e 8-Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave.

Me iniciativë të Ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, u organizua një takim me gratë në Bujqësi.

Të pranishme ishin gra dhe vajza që kanë dhënë kontribute në qëndistari, në pemtari, sipërmarrëse në agroturizëm etj.

Ministrja ka vlerësuar lart kontributin e grave në fushën e bujqësisë.

Në ambientet e Ministrisë u zhvillua edhe një panair me produktet e tyre.

Për gratë dhe vajzat e pranishme u ndanë çertifikata mirënjohje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu