Arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Belgjikë, kapet duke u kujdesur për një fermë kanabisi

0

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar pak ditë më Parë në Belgjikë, pasi është kapur duke u kujdesur për një fermë kanabisi.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur ditën e hënë në rrugën Joseph Wettinck Në Seraing të Belgjikës. Policia belge kishte marrë një denoncim nga qytetarët në lidhje me kryerjen e një aktiviteti të paligjshëm në këtë zonë. Pas raportimit, gjatë kontrollit fizik, u gjetën tre dhoma kultivimi, një burrë dhe një i mitur që kujdesej për to.

I riu shqiptar doli para seancës gjyqësore ku deklaroi se kishte shkuar në Belgjikë për t’u kujdesur për bimët narkotike, por nuk i njihte personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Sipas tij, plantacioni ishte mbjellë kur ai mbërriti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu