Aksident në Shëngjin, makina përplas 7 vjeçaren afgane

0

Një aksident është shënuar sot në Shëngjin. Një vajzë 7 vjeçare, pjesë e komunitetit afgan në Shëngjin, ka mbetur e plagosur pasi u përplas ndërsa po kalonte rrugën pranë hotelit ku po qëndron.

7 vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi në rrugën hyrëse të Shëngjinit. Pas kësaj ngjarjeje, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje. Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu