Rudi Erebara, kandidati i PD ‘zyrtare’ për Tiranën: Më thoni ç’mendoni! Reagimet: Vë dorën në zjarr

0

TIRANË- Gazetari, shkrimtari dhe përkthyesi shqiptar Rudi Erebara duket se është emri që Partia Demokratike ‘zyrtare’ ka përzgjedhur si kandidat për Bashkinë e Tiranës. Vetë Erebara, në një postim në rrjetet sociale ka zbardhur propozimin që i është bërë dhe ka kërkuar mendime nga ndjekësit e tij. Edhe nëse nuk e preferojnë, shkrimtari kërkon të dijë arsyet e këtij mendimi që mund të kenë qytetarët.

Mbështetja nuk ka munguar. Një prej tyre dhe nga Endri Tafani. Në një postim shterues në Facebook, Tafani shkruan se është lodhur nga të njëjtat figura në politikë dhe se Erebara do të ishte një person i veçantë, i cili nuk do të vijë me të njëjtat premtime boshe të thëna prej 30 vitesh.

Postimi i Erebarës:

E veshtire ndryshimi si ne 1991. Me kane kerkuar partia demokratike e vertete per kryetar bashkie. Me poshte mund te jepni mendime. Edhe une e kam nje mendim se kam gezim te madh qe kemi nxjerre njerez nga burgu. Kam gezim te madh qe u kthyem shtepite shqiptareve. Kam gezim te madh, qe mberriti kjo dite kur mund te na permendin emrin. Edhe vazhdoni me poshte. E vazhdoj kete dhimbje te madhe se pashe nje mik e vella me lot. Nje mik e vella amerike, qe qante. Une e di qe nuk kemi shume ndonje gje, por te pakten me poshte thoni pse jo, pse nuk duhet te jem une krytear i bashkise tirane ur ju kane vjedhur me milirada. Edhe pse jo, te jete nje tjeter qe nuk jane ata.

Postimi i Endri Tafanit

RUDI EREBARA PËR KRYETAR I BASHKISË TIRANË
Mora vesh që mikut tim Rudi Erebara i është propozuar të jetë kandidat për Kryetar i Bashkisë Tiranë.
A bën Rudi Erebara për Kryetar i Bashkisë Tiranë?
Ata që e njohin personalisht, vënë dorën në zjarr për të. Nuk është frazë shabllon. E njoh vetë personalisht dhe mund të ve dorën në zjarr për të. Kush nuk e njeh, mund të pyesë rrotull njerëz që e njohin apo të kërkojë për artikuj e intervista online. Shkrimtar me çmime europiane dhe qëndrestar i paepur.
Kontrollojeni vetë.
Tip i veçantë.
Rasti më i fundit, kur para ca muajsh nuk vajti në një pritje në Kryeministri të organizuar me ambasadën spanjolle me rastin e përkthimit të librit të tij në spanjisht, duke i lënë të dy palët me gisht në gojë.
A është kandidati më i mirë mes atyre që janë folur deri tani?
Për mua po.
A bën për Tiranën?
Për mua po.
….
Mora vesh që ka propozuar PD.
Më bezdis kjo gjë?
Jo.
Sinqerisht kam arritur në atë pikë që jam ngopur deri në fyt me propagandën bajate të partive ekzistuese kryesore.
Çdo dy vjet me premtime për hapje të Partisë ndaj individit dhe në fund dalin me figura karrieristesh partiake disa prej 30 vitesh në të njëjtat poste me keq se para 1990.
Propagandë partiake e tipit, “e di që nuk të pëlqen cfare po të ofroj, por pa merak.. herës tjetër do jetë ndryshe”. E ndërkohë fluturuan 30 vite dhe gjërat janë njësoj si më parë.
Realisht nuk ma ndjen shumë edhe nëse Rudi Erebaren e propozonte Partia Komuniste.
Në garë do shikoj vetëm njeriun dhe Rudi Erebara është më i miri mes tyre, kështu që do e mbështes.
Përrallat “mos humb votën duke votuar individin, voto m.. tim kundër m.. në pushtet” ua kam lënë t’ua thoni atyre që janë 18 vjeç e votojnë per herë të parë.
Me ka ardhur në majë të hundës me gjendjen aktuale dhe fajin e kanë të dyja palët.
Ma kurseni moralin.
I njoh mirë.

RUDI EREBARA PËR KRYETAR I BASHKISË TIRANË Mora vesh që mikut tim Rudi Erebara i është propozuar të jetë kandidat për Kryetar i Bashkisë Tiranë. A bën Rudi Erebara për Kryetar i Bashkisë Tiranë? Ata që e njohin personalisht, vënë dorën në zjarr për të. Nuk është frazë shabllon. E njoh vetë personalisht dhe mund të ve dorën në zjarr për të. Kush nuk e njeh, mund të pyesë rrotull njerëz që e njohin apo të kërkojë për artikuj e intervista online. Shkrimtar me çmime europiane dhe qëndrestar i paepur. Kontrollojeni vetë. Tip i veçantë. Rasti më i fundit, kur para ca muajsh nuk vajti në një pritje në Kryeministri të organizuar me ambasadën spanjolle me rastin e përkthimit të librit të tij në spanjisht, duke i lënë të dy palët me gisht në gojë. A është kandidati më i mirë mes atyre që janë folur deri tani? Për mua po. A bën për Tiranën? Për mua po.

….

Mora vesh që ka propozuar PD. Më bezdis kjo gjë? Jo. Sinqerisht kam arritur në atë pikë që jam ngopur deri në fyt me propagandën bajate të partive ekzistuese kryesore. Çdo dy vjet me premtime për hapje të Partisë ndaj individit dhe në fund dalin me figura karrieristesh partiake disa prej 30 vitesh në të njëjtat poste me keq se para 1990. Propagandë partiake e tipit, “e di që nuk të pëlqen cfare po të ofroj, por pa merak.. herës tjetër do jetë ndryshe”. E ndërkohë fluturuan 30 vite dhe gjërat janë njësoj si më parë. Realisht nuk ma ndjen shumë edhe nëse Rudi Erebaren e propozonte Partia Komuniste. Në garë do shikoj vetëm njeriun dhe Rudi Erebara është më i miri mes tyre, kështu që do e mbështes. Përrallat “mos humb votën duke votuar individin, voto m.. tim kundër m.. në pushtet” ua kam lënë t’ua thoni atyre që janë 18 vjeç e votojnë per herë të parë. Me ka ardhur në majë të hundës me gjendjen aktuale dhe fajin e kanë të dyja palët. Ma kurseni moralin. I njoh mirë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu