Në pranga dy të rinjtë grekë, po sillnin në Shqipëri 42 kg marijuanë

0

Vazhdojnë ngarkesat me drogë në kufirin greko-shqiptar. Operacion i policise greke pranë Kozanit. Ndalohet një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër me Shqiperinë. Brenda mjetit 3 çanta me 40 pako që përmbanin 42 kg 710 gram marijuanë.

Në pranga drejtuesi i mjetit 22 vjeç dhe pasagjerja 23 vjeçe, të dy shtetas greke. U sekuestruan dhe 2 celularë dhe 2 karta SIM. Prej fillimit të vitit në zona të ndryshme të Greqisë, janë sekuestruar rreth 957 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu