‘Blutë’ e Francës e nisën me gol takimin ndaj ‘tulipanëve’ të Holandës. Me të filluar takimi, kur kronometri shënonte minutën e dytë, në aksionin e pare, Kylian Mbappe pason mirë dhe Antoine Griezmann shënoi 1-0.
Pas gjashtë minutash, Franca shënoi sërish, duke thelluar epërsinë. Mbrojtësi Dayot Upamecano fiksoi shifrat në 2-0.
Në trisin e pjesës së parë nuk do të mungonte të shfaqej edhe kapiteni i ri Kylian Mbappe. Në minutën e 21-të, pas një pasimi të Autelien Tchoumenit, sulmuesi i PSG-së do të shënonte dhe ‘blutë’ do të shkonin në dhomat e zhveshjes me epërsinë 3-0.
Franca e dominoi ndeshjen deri në fund, duke krijuar shumë raste, por goli i fundit erdhi vetëm në minutën e 88-të. Mbappe do të shënonte golin e dytë personal për rezultatin 4-0.
Holanda, përpos një paraqitje larg pritshmërive dhe mjaft të cunguar nga mungesat e shumta, humbi penallti në kohën shtesë, Mempis Depay u ndal nga Mike Maignan.
Franca merr fitoren e parë me rezultatin e pastër 4-0 në ndeshjen e parë, ndërsa Holanda ishte larg paraqitjeve të saj në Katar.
Ja dhe rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes së sotme: