Godina e televizionit Top Channel është sulmuar pak pas mesnate ndërsa ka humbur jetën roja.
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri në drejtim të godinës duke vrarë aksidentalisht rojen Pal kola.
60-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur.
Njoftimi i policise:
Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të këtij televizioni.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.