KAVAJË- Policia e Shtetit ka sqaruar dinamikën e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në orët e mbasdites te kryqëzimi i valutës.
43-vjeçari, Edmond Gosa plagosui me thikë Altin Rexhën, 43 vjeç, ndërsa më pas, ky i fundit e ka plagosur me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra të dy personat e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.
Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.