PAMJE/ Aksidenti me dy viktima në Pishkash, trupat e bashkëshortëve ende pa u nxjerrë

0

Librazhd- Infoweb Media ka siguruar pamje nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Pishkash të Librazhdit, ku humbën jetën çifti i bashkëshortëve Arjan dhe Majlinda Yze.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Lengajcës, pasi ranë nga një lartësi e konsiderueshme.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën çifti i bashkëshortëve, ndërkohë që po ndërhyhet në zonën e aksidentit për të nxjerrë trupat e dy viktimave.

Paraprakisht policia raporton për vetëm dy persona që kanë qenë të pranishëm në mjet, në momentin e aksidentit me pasoja të rënda.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë pikasur rënien e makinës në përrua dhe më pas kanë njoftuar policinë për ndërhyrjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu