Tronditet Tirana, 43-vjeçari vret me armë zjarri kunatën, më pas edhe veten

0

Një krim i rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin, ku 43 vjeçari Roland Sinani ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinani 37-vjeç, dhe më pas veten.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu