Detaje të rënda nga ngjarja në Shkozë: Gruaja u vra në dhomën e gjumit, pranë kishte fëmijën 2 vjeç

0

Detaje të rënda janë zbardhur në llidhje me ngjarjen e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkozë, ku mbetën të vrarë dy persona.

43-vjeçari Roland Sinani ka qëlluar për vdekje me pistoletë kunatën Migena Sinani në dhomën e saj të gjumit, teksa ajo kishte pranë dhe një nga dy fëmijët e saj, i cili ishte vetëm 2 vjeç.

Pasi vrau kunatën, autori u vetëvra në rrugën përball banesës. I vëllai në momentin e ngjarjes nuk ka qenë në banesë, pasi punonte taksist.

Autori merrte mjekime për shëndetin mendor. Në banesë në momentin e ngjarjes ishin edhe prindërit por kanë qenë në gjumë dhe nuk kanë mundur të parandalojnë ngjarjen.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu