Gledian Llatja dhe Luan Duzha takime me banorët e fshatit Broshkë: Elbasani me një ndërmarrje të re vetëm për fshatin; Mbështetje për të vijuar me punët e mira të nisura”

0

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dhe deputeti Luan Duzha zhvilluan një bashkëbisedim me banorë të fshatit Broshkë për të diskutuar mbi investimet e kryera, por edhe kërkesat dhe nevojat e banorëve për investime në 4 vjeçarin e ardhshëm.
Për të qenë më praktik dhe më afër problematikave të fshatit, Llatja tha se do të krijohet një ndërmarrje e punëve publike vetëm për fshatin. Tashmë, theksoi kryetari i bashkisë, mund të flasim për rrugë të asfaltuara dhe investime të mëdha edhe në fshat.
“Brenda këtj viti ne do të hapim një ndërmarrje vetëm për fshatin dhe gjithë zona e Shkumbinit poshtë të jetë një sektor më vete, një ndërmarrje më vete e punëve publike, që të jemi më praktik të punëve tona, për pastrimet, për kanalet, rrugët, edhe për sistemimet e arave. Na kanë mbetur punë për t’i bërë, gjërat që duan t’i bëjmë. Dhe ne kemi dëshirën, vullnetin dhe mundësinë t’i bëjmë.

E dimë që sytë janë tek ne, edhe këtë e dimë. Dimë edhe një gjë tjetër, që ne kemi filluar mbarë të bëjmë punë në fshat dhe në qytet, për rregullimin e rrugëve, për sistemimin, për ujësjellësin që kemi në plan të bëjmë, që ta zgjidhim problematikën bashkë me Murrasin”, deklaroi Llatja.

Kreu i Bashkisë vuri në dukje se të gjitha investimet nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e pakushtëzuar të qeverisë dhe Kryeministrit Rama. Ndaj, tha ai, është e rëndësishme që sërish bashkë me Kryeministrin të jemi një ekip që zhvillon Elbasanin.
“Ne kemi pasur gjatë të gjithë kësaj kohe një ndihmesë të madhe të kryeministrit Rama, një ndihmesë të madhe të qeverisë qëndrore. Përveç punëve që kemi bërë vetë kemi pasur një dorë të fortë dhe një mbeshtetje nga qeveria. Prandaj dua të vazhdojmë, që të jemi të gjithë bashkë, edhe ne këtu në Elbasan, për të bërë punët e komunitetit, për të bërë punët e fshatit, për të bërë punët e lagjeve dhe qytetit, por edhe deputetët për të na ndihmuar në Tiranë me interesimin e vazhdueshëm që ata bëjnë për problematikat tona”, theksoi Llatja.

Papri është një nga fshatrat i cili gjithmonë ka treguar një mbështetje të jashtëzakonshme për PS. Ndaj dhe kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja shprehu mirënjohjen dhe kërkoi që ky besim të vijojë dhe më 14 maj.

“Ne ju kemi pasur në krah gjatë të gjithë kohës, dhe unë e di këtë, dhe do të na keni në krah edhe këto katër vite. Ne po kërkojmë mbështetjen tuaj, edhe këtë here. E kemi pasur dhe dua t’ju falenderoj shumë. Ju jemi shumë mirënjohës. Eshtë një nga fshatrat që ne kemi e pasur mbështetje, ju kemi pasur dhe duam t’ju kemi të fortë, në mënyrë që edhe ne të vazhdojmë me investime, të vazhdojmë me punët. Ju kërkojmë shumë ndjesë që nuk i kemi bërë dot të gjitha, di t’ju them se kemi bërë më shumë se e mendonim në fillim që do bënim.
Duam mbështetjen edhe për bashkinë e Elbasanit, por edhe për Këshillin Bashkiak. Shumë faleminderit të gjithëve, j’ua kërkoj me dorë në zemër mbështetjen për të punuar ashtu siç kemi punuar deri më sot”, nënvizoi kryebashkiaku Llatja.

Deputeti Luan Duzha po ashtu kërkoi mbështetje për kryetarin Gledian Llatja i cili në këto 4 vite ka treguar përkushtim dhe punë për qytetin dhe qytetarët e tij.

https://we.tl/t-jKpNX03UuW


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu