“Krishti u ngjall”/ Papa mban meshën në Vigjilje të Krishtlindjes

0

TIRANË- Mesha e shenjtë e vigjiljes së Pashkëve ka nisur. Në të gjitha kishat vendase, ka nisur zbatimi i riteve pasi nesër është një ditë feste për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë që do të kremtojnë ngjalljen e Krishtit. Mesha në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet ka nisur në orën 22:00 dhe drejtohet nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Imzot Arjan Dodaj. E pranishme është parë të ketë qenë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim.

Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj ka dhënë mesazhin e tij për të gjithë besimtarët dhe është shprehur se vetëm dashuria është ajo që e mund të keqen.

Mesha vijoi me refrenin e kësaj dite festive që është: Krishti u ngjall, vërtet u ngjall!

Nga ana tjetër, në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë po organizohet procesioni i ‘Udhës së Kryqit’ që zhvillohet me 14 ndalesa. Ceremonia e vigjiljes së Pashkëve ka nisur edhe nëpër botë. Pjesë ka marrë edhe Papa Françesku, pavarësisht gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.

“Kemi përjetuar shijen e hidhur të lodhjes dhe kemi parë gëzimin të zbehet në zemrat tona. Jemi ndjerë të pafuqishëm dhe të dekurajuar përballë fuqisë së së keqes, konflikteve që prishin marrëdhëniet, logjikës së llogaritjes dhe indiferencës që duket se qeverisin shoqërinë, kancerit të korrupsionit, përhapjes së padrejtësisë, akullit dhe erërat e luftës,”- tha ai ndër të tjera.

Pashkët janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu