ELBASAN- Tre persona u arrestuan në Elbasan këtë të hënë dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen se kanë kërcënuar me jetë biznesmenin Eral Myftaraj, të cilët i kërkonin të tërhiqej nga një tender i fituar në Bashkinë e Tiranës. Në të kundërt, do ta vrisnin atë dhe djalin e tij.
Deri më tani, sipërmarrësi Shaqir Alcani, djali i tij Algert dhe Edmir Boci nuk kanë pranuar të flasin dhe të rrëfehen para grupit hetimor.