“O Pandi hajde se jemi live”/ Majko refuzoi të dalë foto me të, Rama: Do thonë ka probleme me kryetarin

0

Kryeminsitir Edi Rama ka hapur ditën e sotme zyrtarisht fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste.

Ashtu siç e keishte dkelaruar dhe më parë, Rama zgjodhi që hapja e fushatës të vbehëj pa ndonjë organizim të madh dhe duke mbjellë pemë.

Pikërisht në sheshin para godinës së bashkisë Tiranë, Rama me deputetët e tij mbollën 61 pemë, duke simbolizuar bashkitë e vendit.

Megjithatë, një moment që ka tërhequr vëmendje në teksa kryeministri i ka kërkuar Pandeli Majkos të bëjnë një foto së bashku, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Në këtë moment, Rama ika tërhqur vëmendjen duke i thënë se janë live, dhe mund të keqkuptohet sikur ata të dy kanë probleme

“Mos na e prish o Pandi, se do thonë ka probleme me kryetarin. Ja tre brezat, gjyshi, baba dhe vajza”, tha Rama, pasi doli në foto me Majkon dhe Bora Muzhaqin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu