Ekskluzive/ Aksident në rrugën dytësore Golem-Kavajë, dy të plagosur në spital

0

Një aksident ka ndodhur orët e para të mbrëmjes në rrugën dytësore Golem-Kavajë.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, dy persona kanë pësuar lëndime e janë dërguar në spital.

Siç shihet nga pamjet ekskluzive të Infoweb Media, përplasja e mjeteve ka qenë e fortë.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit në fjalë. Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu