Përndoqi Noizy-n (Rigels Rajku), arrestohet në Rinas, Kllevio Serbiano (Klevjol Ahmetaj).

0

Arrestohet reperi i njohur si Cllevio, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti. Ai është vënë në pranga në Rinas, pasi së fundmi është rikthyer në Shqipëri. Ndalimi i tij u bë pas denoncimi të reperit Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy.

Sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike, e po ashtu, ai ka treguar se Cllevio e ka kërcënuar në rrjetin social Tik Tok duke i thënë se do e vriste. Arrestimi i Cllevios është bërë sot rreth orës 01:00 nga Shërbimet e Komisariatit të Rinasit.

SI KA NISUR SHERRI MES TYRE?

Pas lirimit nga burgu, e i vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, 36-vjeçari Kleviol Ahmeti ra në kontakt me një telefon dhe me rrjetet sociale. I rrëmbyer nga fama e momentit dhe paratë që gjeneronte nga live-t e shumta, nuk i kurseu as “armiqtë” e vjetër të grupit OTR.

Shpesh herë ka ofenduar reperin Noizy, Rigels Rajkun dhe miqtë e tij, Dj Crax dhe Varrosin. Derisa mori një mesazh, të cilin e bëri dhe publik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu