Dhunohet trajneri i ekipit sportiv “Labëria”, një 56-vjeçar e qëllon me grushte

0

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ka dhunuar trajnerin e ekipit “Labëria”. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv”, pasi ditën e djeshme, në kompleksin sportiv “Labëria”, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht, trajnerin e ekipit sportiv “Labëria”, shtetasin D. R., 46 vjeç, banues në Vlorë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu