U përplasën nga një i ri që nuk ndaloi në kryqëzim, plagosen tre policë në Kosovë

0

Tre efektivë policisë janë plagosur mbrëmjen e djeshme në Kosovë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Mitrovicë.

Sipas mediave vendase, ngjarja është shënuar pranë një kryqëzimi në veri të Mitrovicës, ku një i ri që udhëtonte me shpejtësi nuk ka respektuar rregullat e kodit rrugor dhe hyri me shpejtësi të madhe, duke përplasur makinën e efektivëve në detyrë.

Fatmirësisht policët e lënduar janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore jashtë rreëzikut për jetën, ndërsa është shoqëruar në polici i dyshuari si shkaktar i këtij aksidenti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu