Të shtëna me armë në Shëngjin pranë portit, vritet Ardian Nikulaj në një lokal pranë portit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Biznesmeni 51-vjeçar Ardian Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021.
Edhe në këto zgjedhje që mbahen më 14 maj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar të gjithë zonën.