Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen dhe ish-zyrtar, me të shkuar kriminale (PAMJE)

0

LEZHË– Vritet në Shëngjin Ardian Nikulaj (Marku), ish-kandidat për deputet i PSD në zgjedhjet e vitit 2021. 51-vjeçari u ekzekutua ditën e sotme brenda lokalit të tij në Shëngjin. Viktima, rezulton të jetë pronar i disa bizneseve, e një prej tyre është edhe hoteli dhe lokali ‘Coral’ në zonën e Ranës së Hedhun, si dhe është pronar i disa sipërmarrjeve të tjera.

Ardian Nikulaj ka ndërruar mbiemrin pasi në të shkuarën ka pasur atë ‘Marku’. Biznesmeni i njohur në Lezhë, në të shkuarën ka qënë edhe Ish-kreu i Aluznit e në të shkuarën ka qënë i dënuar për disa vepra penale.

Ai rezulton i dënuar me 4 muaj burg, për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municioneve dhe për ‘armëmbajtje pa leje’. Ai ka qenë i dënuar në vitin 2003, dënim të cilin e ka deklaruar edhe në formularin e dekriminalizimit.

PROFIL/ Baba i 4 fëmijëve, me 2 emra dhe dosje penale! Kush

Nikulaj, është babai i 4 fëmijëve, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e atentatit të kryer ndaj tij.

Paraprakisht, dyshohet se është ekzekutuar nga dy persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu