I dënuar me 15 vite burg për trafikim të miturish, kapet në Greqi 57 vjeçari

0

Një 57 vjeçar shqiptar I dënuar me 15 vite burg është vënë në prangat e policisë greke.

Policia greke ka vënë në pranga Kujtim Demirin, i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri me 15 vite burg.

Zyra e kërkimit pranë Policisë së Tiranës, e cila në bashkëpunim me Europol arritën që të gjurmojnë në Athinë në shtetin fqinj 57-vjeçarin, ku është bërë dhe e mundur arrestimi i tij.

Demiri akuzohet për trafikim të të miturve dhe në përfundim të procedurave pritet që të ekstradohet në Shqipëri për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu