Greqi- Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në zonën e Heraklion të Atikës për akuzën e vjedhjes, sipas mediave vendase.
Ai u kap duke hequr kabllot e bakrit nga nënstacioni i një kompanie elektrike dhe u dërgua në Departamentin e Sigurisë Heraklion për kontroll.
Në posedimin e tij u gjetën kabllot e bakrit me peshë 25 kg, 3 prerëse, një levë metalike, një çekiç dhe një pasaportë false, të cilat u konfiskuan.
I arrestuari u dërgua në Prokurorinë Penale të Athinës për procedura të mëtejshme.