Berisha nga Lushnja: Kandidatët e Rilindjes, të emëruar nga Rama mbi kritere mafioze, e përdor pushtetin…

0

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Lushnja ku prezantoi kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Eduart Sharka, tha se kandidatët e Ramës janë zgjedhur në mënyrë mafioze.

Sakq ai shtoi se në 8 vite shqiptarët kanë njohur një varfëri të frikshme teksa shtoi se borxhi në vend është dyherë më i madh.

“Kandidatët tanë përballen me përfaqësuesit e monizmit, për të cilët nuk ka votuar asnjë shqiptar e socialist, janë emëruar mbi kritere mafioze nga Rama, njeriu që në 2 mandate ia doli të përqendrojë në duart e tij të zeza të gjithë pushtetet. Janë në duart e një njeriut, ky përdor pushtetin sipas interesave të tij dhe anti-qytetare. Në 8 vite shqiptarët në dallim nga popujt e rajonit, kanë njohur një varfëri të frikshme. Sot ata kanë rroga e pensione më të ulta, vetëm 20% e atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike e marrin, është tirani e vërtetë, varfëri mbi këta njerëz. Sot krahasuar me 2013, buxheti dhe borxhi është dy herë më i madh.

Ato para nuk përdoren për qytetarët, për fermerët e biznese por për të fryrë kontot bankare të fshehta, frigoriferë, oxaqe të qeveritarëve shqiptarë, për ti ndarë me klientelët e tyre. Qytetarët kalojnë çdo muaj në vështirësi, 1 milion prej tyre ikën në 8 vite, 83% kërkojnë të ikin. Kurrë në asnjë rrethanë vendi nuk ka qenë dhe braktisur si në këto vite. Pasuritë e saj janë përrallorë, njerëzit janë punëtorë, pra më 14 maj qytetarët të votojnë dhe të vendosin pluralizmin”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu