VLORË- Zbardhen detaje të reja nga konflikti në familje në Llakatund, e cila përfundoi në djegien e dy banesave. I përfshirë në këtë konflik është një shtetas nga Kosova i cili për shkak të prishjes së martesës është konfliktuar me pjesëtarët e familjes dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë.
Zjarri iu vu banesës së Lutfie Fanajt, e cila është përhapur duke përfshirë edhe një banesë tjetër në pronësi të Petrit Izetit.