Qarku i Elbasanit është interesant në tërësi për zgjedhjet vendore.Ka 7 bashki të fituara dhe të marra pa kandidat nga e majta në 2019-të dhe me një historik në drejtim të majtë. Por edhe më interesante është përballja në bashkinë e Elbasanit e cila prej katër mandatesh radhazi drejtohet nga e majta.Kryebashkiaku aktual kandidat për një mandat të dytë Gledian Llatja përballë ka nënkryetarin e PD, Luciano Boci, i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit.
Përballë konsumimit të pushtetit Llatjas i duhet të bëjë oponencë me paraardhësin e tij.Ndërsa kandidati i të djathtës Luciano Boci duket se e ka jo pak të vështirë përballjen me mekanizmat e qeverisë dhe për faktin se e djathta vijon të jetë e përcarë.
Qytetarët elbasanas shprehen për Infoëeb Media për këtë përballje, nëse Llatja dhe Boçi janë kandidaturat e duhura, analizojnë punët e bëra dhe ato ende të pabëra nga pushteti lokal, listojnë prioritetet pas 14 majit, se kujt d tia besojnë votën etj.
Disa prej mendimeve të qytetarëve:
-Nuk u ngopën këta kanë 16-të vjet në pushtet dhe çfarë kanë bërë? Duhet të lëvizi njëçik pasi ky është një shtet monist pa opozitë. Besoj shumë te Luçiano Boçi, i di problemet e Elbasanit. Tani po shtrohen disa rrugica vetëm për fushatë. është turp! Besoj se këtë herë Elbasani do e përmbysë.
-Unë them fiton Gledian Llatja, është çuni im. Unë me gjithë zemër do ia jap votën. Do i jepja 10-të vota përnjëherë nëse do ta lejonte ligji. është djalë i mirë, mirënjohës, cdo detyrë që ia ka dhënë vetës i ka realizuar. Edhe ato që nuk ka mundur t’i bëjë do ti kryej në vijim.
-Luçiano Boçi, kush pyet për Gledian Llatjan. është profesor ai, pedagog, kurse ky tjetri nuk është asgjë. E kanë vënë kot aty, ndërsa Boçi do bëjë përmbysjen këtë herë. Ata që nuk mendojnë kështu kanë mbetur me kohën e komunizmit.
-E mira duhet ta marri Gledian Llatja, sepse është njeri punëtor. Ai ka bërë shumë të mira, ka asfaltuar rrugët, ka investuar në kënde sportive. Për ne problem mbeten vetëm cmimet ,por këto deputetët skanë folur asnjëherë në parlament.
-Unë them Luçiano Boçi sepse më duket më i përgatitur. Ky Llatja burrë i mirë më duket, por njëri do fitoj.
-Dihet ajo që fiton Llatja, sepse ka punuar mirë. Ka pastruar qytetin ,ngritur lulishte. Edhe Boçi i mirë është por nuk e kemi provuar.
Kandidatët vijojnë takimet në terren duke shpalosur platformën e tyre dhe ftuar qytetarët ti votëbesojnë më 14 maj.