Ashtu siç pritej, Luiz Ejlli është fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania 2.
Pas 133 ditësh rrugëtim brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luizi i dhuroi publikut të qeshura, lot, gëzim dhe emocione të forta publikut dhe u bë kryefjalë e këtij edicioni të jashtëzakonshëm.
Luizi ishte në garë me Efin, Dean dhe Kristin, në fund me një përballje më këtë të fundit.
Gjithashtu gjatë mbrëmjes së djeshme, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni formale të mbajtur në tarracën e Bashkisë së Tiranës.
Nusja u shoqërua në altar nga babai i saj, i cili për herë të dytë kishte ardhur nga Italia për të qenë pranë vajzës së tij në këtë moment të rëndësishëm.
Ndërkohë Luizi doli nga shtëpia para se të shpallej fitues i edicionit të dytë të Big Brother Vip për të shkuar drejt vendit ku do të mbahej ceremonia.

Ajo që u vu re që mes njerëzve të afërm të Luizit, i pranishëm në ceremoni ishte vetëm shoku i tij i fëmijërisë, Jon Ndoja i cili ishte edhe dëshmitar i dhëndrit. Ndërkohë që nuk u pa asnjë familjar i tij.
Kjo ka sjellë reagime të shumta në rrjet ndërkohë që nuk është qartë pse familjarët zgjodhën të mos ishin pranë tij në këtë ditë mjaft të veçantë për të.
Nga ana tjetër, familjarët e Kiarës kishin ardhur në ceremoni duke nisur nga halla, tezja dhe fëmijët e saj dhe gjyshja e moderatores, e njohur edhe për publikun si nëna Leta.






