Gjendet një foshnje e braktisur në një lagje të Golemit, detajet e para

0

Një kalimtar i rastit ka gjetur orët e para të mëngjesit një foshnje rreth 2 muajshe të braktisur në një lagje të Golemit.

Menjëherë ka lajmëruar policinë dhe ambulancën të cilët e kanë dërguar drejt urgjencës së spitalit të Durrësit.

Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë po punohet për gjetjen e nënës.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e saj.