Një aksident i rëndë ndodhi mesnatën e djeshme në Mjull Bathore, ku një automjet i ambasadës ruse, është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.
Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri rus 36-vjeçar, ndërsa drejtuesi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti, me dy shtetasit rusë.
Policia vijon hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.