Aksident i rëndë, makina kthehet përmbys në mes të rrugës

0

Një aksident ka ndodhur në Vranisht të Vlorës.

Automjeti është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar trafik dhe ndihmën e policisë për të rregulluar qarkullimin.

Në makinë ka qenë vetëm shoferi i cili është marrë nga ambulanca.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa nga pamjet shihet që moti nuk është i mirë.