Fotografuan fletët e votimit/ Arrestohet 37-vjeçari, nën hetim bashkëshortja

0

Arrestohet një 37-vjeçar pasi fotografon fletët e votimit në Xarrë, Sarandë, ndërsa procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja e tij.

Komisariati i Policisë Sarandë ka marrë njoftim nga shtetasi O. Sh., një vëzhgues në Qendrën e Votimit nr.4731 në Xarrë, për dy shtetas që kishin fotografuar fletët e votimit dhe më pas kishin dalë jashtë qendrës së votimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë informuar menjëherë prokurorin e gatshëm për këtë rast. Dy bashkëshortët dhe vëzhguesi kanë paraqitur veten me vullnet në Prokurorinë e Sarandës.

Si pasojë e hetimeve, shtetasi L. T., 37 vjeç, i cili jeton në Xarrë, Konsipol, është arrestuar dhe është filluar procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen E. T(C.), për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

Veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti po vazhdojnë në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.