Kandidatët me mbi 70% të votave, ja cilët janë dhe ku dominojnë socialistët

0

Partia Socialiste deri tani ka fituar matematikisht tetë bashki ndërsa vijon kryesimin me një diferencë të madhe edhe në disa bashki të tjera.

Janë plot tetë Bashki të tjera ku kandidatët e Partisë Socialiste dominojnë me të paktën 70% të votave.

Nga Shqipëria e mesme deri në jug fillon me Librazhdin, ku Mariglen Disha udhëheq bindshëm me 76.49% të votave ndërsa në Shijak është Elton Arbana me 76.35%

Në Bashkinë Fier është Armando Subashi me 70.92% të votave që kryeson bindshëm dhe i sigurt drejt fitores, ndërsa në Patos, Fation Duro ka marrë 70% deri tani.

Një dominim edhe në Bashkinë Vlorë ku Ermal Dredha kryeson me 71.06% të votave.

Diferencë e madhe edhe në Bashknë Përmet ku Alma Hoxha me 76.54% të votave ecën e qetë drejt fitores.

Njëjtë edhe për kandidatin e Gjirokastrës, Flamur Golemi udhëheq bindshëm me 77.21%, ndërsa në Dropull mbahet rekordi deri më tani me 80.41% vota të siguruara nga kandidati Dhimitraq Toli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu