Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Kostandina Kamitsi ka mbërritur në ambientet e paraburgimit të Vlorës, aty ku ndodhet Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës në zgjedhje e 14 Majit.
Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat.
Arrestimi i tij solli reagime të ashpra nga qeveria greke.