Mes tensioneve politike në rajon, tifozët e Egnatias valëvisin flamurin e UÇK-së: Mitrovica është Shqipëri

0

Tensionet në veri të Kosovës kanë shoqëruar aktualitetin e këtyre ditëve, ku nuk ka munguar as edhe reagimet në sport.

Gjatë ndeshjes së sotme, Tirana dhe Egnatia luajtën për Kupën e Shqipërisë, ku nuk munguar edhe reagimet e flakta të tifozëve.

Tifozët e Egnatias kanë shpalosur nga podiumi një pankartë dhe flamurë të UÇK-së në mbështetje të Kosovës. Në këtë pankartë shkruhet “Mitrovica është Shqipëri”, ku bashkangjitur me të valëvitej flamuri i UÇK-së .

Tirana dhe Egnatia luajtën për trofeun e finalen e Kupës së Shqipërisë, ndeshje kjo që u zhvillua në “Elbasan Arena”.

Egnatia ia doli të fitonte këtë ndeshje, duke lënë Tiranën pa asnjë kupë për këtë sezon. Në fund të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së medaljeve dhe Kupës së Shqipërisë, që iu dorëzuan Egnatias nga zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Lutfi Nuriu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu